ELBASAN, 24 prill 2013- Jep dorëheqjen kreu i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Blendi Himçi. Vendimi erdhi pas kërkesës së këshilltarëve të majtë për rikonfigurimin e Këshillit Bashkiak, pas aleancës PS-LSI. Kreu i këshilltarëve të majtë ka vlerësuar gjestin e dorëheqjes, duke e cilësur akt “dinjitoz”. 

Këshilltarët e majtë pas dorëheqjes propozuan emërimin e mjekes Desantila Tahiraj, në krye të këshillit bashkiak të Elbasan.

Dalja në maxhorancë e këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, pas bashkimit të LSI me PS-në ka sjellë edhe reagimin e këtyre të fundit, të cilët kërkuan shkarkimit e kreut aktual përfaqësues i PD-së dhe emërimin e një tjetër drejtuesi të propozuar nga e majta. 

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kreu i Këshillit të Qarkut, Eugen Isaj tha se ky propozim nuk duhej bërë. Ndërkohë kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini siguroi se bashkëpunimi mes palëve do vazhdojë në të mirë të qytetarëve.