Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqjen të enjten.
Latifi, që prej emërimit në detyrë është kritikuar për menaxhim jo të mirë të këtij sektori, raporton Koha.
Së fundi, kryeministri Kurti themeloi edhe një Komision për shëndetësinë, të cilin e udhëheq vetë dhe ku u komentua edhe si mosbesim ndaj punës së Latifit.
Latifi u emërua më 16 nëntor të vitit të shkuar, duke e zëvendësuar Arben Vitinë, që kishte konkurruar për kryetar të Prishtinës.





