Jep dorëheqjen ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto. Pas Nasip Naços që u largua nga posti i ministrit të Drejtësisë, Haxhinasto është ministri i dytë që largohet nga radhët e LSI-së në kabinetin qeveritar.

Burime nga LSI konfirmuan largimin e Haxhinastos nga posti i ministrit të Transporteve, ndërsa ky ndryshim vjen dy ditë pas drekës që konsumuan në një vend publik, kryeministri Edi Rama dhe aleati i tij në qeverisje, kryeparlamentari Ilir Meta.

Ende nuk dihet se kush do të jetë zëvendësi i Haxhinastos.