9 nëntor 2015 – Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka dhënë dorëheqjen.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë Nasip Naço, por mësohet se dorëheqja e tij erdhi pas një takimi që pati me kryeministrin Rama, ku i paraqiti edhe dorëheqjen.
Naço ka lënë postin e ministrit të Drejtësisë në një kohë kur po debatohet edhe për reformën në drejtësi.
Ai vinte nga radhët e LSI-së dhe mbante këtë post që prej dy vjetësh, kur Aleanca për Shqipërine Europiane fitoi zgjedhjet e qershorit të 2013-s.
/portali DurresLajm/