Drejtori i burgut të Fierit ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se ka qenë vetë Arjan Hasani që ka hequr dorë nga detyra, duke dorëzuar kështu dorëheqjen e tij. Deri më tani nuk jepen detaje nga arsyeja e largimit të tij nga kjo detyrë. Po ashtu BalkanWeb mëson se në vend të Hasanit është emëruar Ervin Bushi.

Kujtojmë se në këtë burg që drejtohej nga Hasani vuante dënimin edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit u transferua më 15 korrik të këtij viti me kërkesë të familjarëve të tij drejt burgut të Lushnjës.

Në media u përfol se mes Tahirit dhe drejtorit Arjan Hasani ka pasur një debat, ndërsa avokati i ish-ministrit, Maks Haxhia pohoi se klienti i tij ishte shumë i disiplinuar, duke shuar kështu edhe zërat për konfliktin.