Jep dorëheqjen nga mbrojtja për Erion Veliaj, avokati Artan Gjermeni

Dorëheqja vjen pas rrëzimit të kërkesës së avokatit nga gjykata për t’u njohur iVeliaj me aktet ne dosje.

Kujtojmë se seanca paraprake që do të mbahej sot në GJKKO ndaj Erion Veliajt është shtyrë për datën 5 janar.

Veliaj kërkoi heqjen e masës së vendosjes në kafaz gjatë seancave, vënien në dispozicion të plotë dhe të menjëhershme të akteve të dosjes në një formë të aksesueshme, si dhe shtyrjen e procedurës deri në garantimin e këtyre të drejtave.