Ka dhënë dorëheqjen kryetari i Partisë Demokratike në Lezhë Zef Gjoka.
Deri tani ende nuk dihet arsyeja për të cilën Gjoka ka marrë këtë vendim, pak para dy kuvendeve që kjo forcë politike do mbajë me datat 11 dhe 18 dhjetor. Më herët Zef Gjoka gjithashtu ka qenë dhe deputet i kësaj force politike.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme u njoftua dhe dorëheqja e kryetarit të PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj.





