Ish-kandidati për kryeprokuror dhe magjistrat aktual në Prokurorinë e Tiranës, Granit Shahu, ka dhënë dorëheqjen nga posti i prokurorit.
Raportohet se kërkesa për dorëheqje është dorëzuar nga vetë magjistrati në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Kërkesa mësohet se do të shqyrtohet në datën 18 Qershor.
Në 2017-n, Shahu ishte një prej kandidatëve për postimin e Kryeprokurorit të Përkohshëm.





