Dorëhiqet drejtoresha e kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme, Alketa Zifla.

Dorëheqja e Ziflës, e cila  njihej edhe si krahu i djathtë i Arta Markut, vjen pas largimit të kësaj të fundit nga detyra e kryeprokurores. 

Në vend të Markut, Kuvendi zgjodhi me 101 vota ditën e djeshme Olsian Çelën, i cili  mori sot zyrtarisht detyrën si kryeprokuror i ri.