Zëvendësministrja e arsimit, Lorena Haxhiu ka hequr dorë nga posti i saj. Haxhiu ka dhënë dorëheqjen si zv/ministre në momentin që babai i saj ka rënë në prangat e policisë së Shtetit.

Familja e Haxhiut është futur në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe i është ndaluar hyrja për në SHBA.

Shkak për këtë gjë është bërë përfshirja e babait të zv/ministres Haxhiu, Eduart Haxhiu, në grupin e strukturuar kriminal, që u shkatërrua para pak ditësh dhe që merrej me falsfikimin e vizave.

52-vjeçari, Eduart Haxhiu, ka qenë një nga të arrestuarit, dhe pjesë e grupit që kalonte klandestinë me viza false drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë, raporton dosja.al.

Aktualisht, Haxhiu, banues në Tiranë, është nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, pas vënies në pranga në kuadër të operacionit “Crystal Eagle”.