Gjykata e Apelit në Bolonja ka dhënë dënimin me 14 vite e dy muaj burgim për një shtetas italian, i cili është akuzuar për vrasjen e të riut shqiptar Ervin Tola.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 dhjetorit 2017. Italiani Gianluca Mazzarelli është shpallur fajtor për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje të paligjshme.
Sipas medieve italiane, Mazzarelli, i cili është në burg ku po kryen dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, e vrau Tolën pas një zënke të dhunshme, me të cilën u përfshinë shumë persona, ku një pjesë e tyre ishin të dehur.
Por, ai ka përfituar me uljen e dënimit me 1/3-n. Të afërmit e Tolës që punonte si bojaxhi, thanë se dënimi ishte i butë. Ata thanë se në kushte varfërie nuk kishin mundur ta shihnin dhe se djali i tyre asokohe prite të bëhej baba. Gruaja e të ndjerit lindi dy muaj pas vdekjes së 29-vjeçarit.
Gjykatësi vendosi që për babain, nënë dhe vëllezërit e tij, të kishte një kompensim prej 500 mijë euro, ndërsa për djalin e vogël të Tolës, kompensimi të ishte 750 mijë euro.





