27 qershor 2015 – Tashmë, të gjithë çiftet homoseksuale kanë të të drejtë të martohen kudo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendimi u mor nga Gjykata e Lartë e SHBA-së me 5 vota pro dhe 4 kundër, që cilësohet si një triumf historik për lëvizjen amerikane të të drejtave të homoseksualëve.
Aktualisht, çiftet e të njëjtit seks mund të martohen në 36 shtete dhe në Uashington DC. Ky vendim do ta zgjerojë këtë të drejtë në 50 shtete.
Edhe presidenti amerikan e ka përshëndetur këtë vendim, duke e cilësuar si një fitore për Amerikën.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/