Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë arrest me burg për Agron Selmanin i cili u arrestua të mërkurën, sapo doli nga Ambasada Amerikane.

Selmani ishte paraqitur në ambasadë për të dhënë intervistën për të marrë vizën si fitues i lotarisë por diploma që ka paraqitur rezultoi se ishte false, pasi ai nuk kishte qenë asnjëherë në shkollën "Jordan Misja" në Shkodër. 

Gjyqtari Sokol Tona vendosi ta lërë në burg Selmanin deri në përfundim të hetimeve. 41-vjeçari akuzohet për veprat penale të "Mashtrimit" dhe "Falsifikimit të dokumenteve shkollore".

Mësohet se prokuroria i është paraqitur gjykatës me dy kërkesa të ndryshme. 

Ditën e premte, 23 gusht në serkretari u dorëzua kërkesa që Selmani të lihej në arrest shtëpie, e ndërsa në seancën e sotme kërkesa ishte për arrest me burg, kërkesë kjo që u pranua më pas nga gjykata.