Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj batutave me demokratët që Kryeministri Edi Rama shkëmbeu sot nga Durrësi, gjatë vizitës për inspektimin e punimeve në Spitallë.

Kreu i grupit të PD i kujton Ramës se qeveria e tij i ka krijuar rehati vetëm Klodian Zotos, Mirel Mërtirit, Arben Ahmetajt, Ilir Beqajt, duke shtuar se me milionat e vjedhura nga shqiptarët shijojnë jetën luksoze në arrati.

REAGIMI I BARDHIT:
Edhe batutat i ka sikur sapo ka dalë nga burgu! Për shkak të keqqeverisjes tënde, në vështirësi nuk janë vetëm demokratët, por edhe çdo socialist dhe qytetar i ndershëm i këtij vendi.

Rehati Qeveria jote e korruptuar i ka krijuar vetëm Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqajt dhe një tufe shokësh të tu, që me milionat e eurove në xhep, që i vodhën qytetarëve shqiptarë, shëtisin të lirë nëpër kryeqytetet e Europës duke shijuar jetën luksoze!
Në fakt në vështirësi më të madhe janë të gjithë ata që rrijnë me sytë nga dera kur po arrestohen prej babëzisë për të vjedhur. Mqs nuk e ke provuar akoma, por je në rradhë, pyeti paraprakisht tufën tjetër të shokëve që i ke në burg, që të kuptosh çfarë është vështirësia.

foto galeri