Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që i bën thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të tërhiqet nga vendimi i saj për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.
Rezoluta jodetyruese u miratua nga 128 shtete, 9 votuan kundër dhe 35 vende abstenuan. Mes vendeve që votuan kundër SHBA-së dhe pro rezolutës së OKB është edhe Shqipëria.
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley tha se çfarëdo vendimi që marrin Kombet e Bashkuara nuk do të ndikojnë në bindjen e Uashingtonit për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Në fjalimin që mbajti në seancën e sotme, ambasadorja Haley tha se Shtetet e Bashkuara janë kontribuesja më e madhe e Kombeve të Bashkuara, shumë më e madhe se vendet e tjera dhe se kjo duhet të respektohet nga të tjerët.
Ndërkohë, Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas e ka cilësuar “fitore për Palestinën” votën në OKB.