Aktorja e bukur Jessica Alba, e cila me bashkëshortin e saj, producentin Cash Warren, tashmë ka dy fëmijë, mund të jetë përsëri shtatzënë. Aktorja është parë kohët e fundit në publik e veshur me rroba të shtatzënave, dhe që, me sa duket miqve të saj u ka thënë, që pas dy vajzave dëshiron të ketë një djalë. Ajo dhe burri i saj vitin e kaluar janë bërë prindër të vogëlushes, Haven Garner, ndërsa katër vjet më para lindi fëmijën e tyre të parë, Honor Marie, raporton portali “Entertainmentwise”.
"Po, me të vërtetë do t’i ketë duart e zëna me plot punë dhe do të duhet që të balancojë karrierën dhe jetën private. Megjithatë, kjo aspak nuk e pengon, pasi që është e gëzuar që edhe një herë do të bëhet nënë", tha një burim i afërt me çiftin.
Por, si duket pas dy lindjeve aktores amerikane, Alba nuk po i pëlqen trupi i saj dhe për këtë fakt kërkon dublante për filmin, “Sin City 2”, në të cilin ajo do të paraqitet duke ekspozuar trupin.
“Kur filluan xhirimet e filmit, ajo ishte shumë e pakënaqur për shkak se nuk ishte në gjendje të rikthente trupin e saj që e kishte kur xhiroi filmin origjinal. Prandaj, ka kërkuar nga producenti që të angazhojë një dublante për disa nga skenat e trupit. Trupi i saj është me të vërtetë i jashtëzakonshëm, por nuk është mjaft i mirë për të,” ka thënë për revistën “Life & Style” një burim i paidentifikuar, i afërt me aktoren.
Aktorja 31-vjeçare ka bërë disa skena striptizmi si Nancy Callahan në filmin origjinal të vitit 2005, ndërsa përveç saj, në këtë film do të paraqiten edhe Mickey Rourke, Rosario Dawson, Michael Madsen dhe Clive Owen.