27 prill 2015 – Një shtëpi në perëndim të qendrës së qytetit Katmandu, nuk mundi t’i bënte ballë tërmetit që shkatërroi kryeqytetin e Nepalit, duke vrarë mbi 3000 njerëz.

Tërmeti rrafshoi pjesët e kësaj shtëpie duke zënë dy persona nën rrënoja, njërin të vdekur dhe tjetrin të gjallë për më shumë se 18 orë.

Pasi dëgjoi skuadrën e shpëtimit që kishte gjetur 2 trupa, fotografi Prakash Mathema shkoi menjëherë në vendngjarje për të bërë këtë foto.

Djali që kishte mbetur gjallë, Shrestha, u lirua pas 18 orësh i ngecur nën rrënoja dhe tani është në spital me një këmbë të thyer. Ndërsa shoku i tij fatkeqëisht kishte ndërruar jetë.

 

Ky është tërmeti më i keq i 80 viteve të fundit në Nepal, ku bilanci i numrit të viktimave vijon të rëndohet minutë pas minute.

 

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/