Ndërsa të rinjtë durrsakë kanë nisur të grumbullohen në sheshin “Liria”, ajo që bie në sy janë mesazhet që ata duan të përcjellin me pankartat që mbajnë në duar. Në disa prej tyre që ka fiksuar operatori Denis Simaku, bëhet ironi me autoritetet, por edhe paralajmërohet instalimi i diktaturës në vend.

Në njërën prej tyre lexohet “Jeta e fmis = sa pema e bashkis”. Duket se të rinjtë kanë dashur të ironizojnë me reagimet institucionale, të cilat dënuan dëmtimet e dekorit të festave të fundvitit, një ditë më parë në Durrës.

Në një tjetër pankartë lexohet “Klodian Rasha, Ardit Gjoklaj, Enea Ftoj, Kush e ka radhën”