Të intervistuara pas hekurave të burgut, vajzat apo nënat e reja te divorcuara, rrëfëjnë se cilët janë klientët VIP të tyre.

Të dhënat Zyrtare tregojnë se prostitucioni po kthehet në një shqetësim, ndërsa policia se fundmi ka identifikuar edhe prostitucionin e luksit.

“Kur dal për të gjetur klientë shkoj në një lokal me muzikë, vishem në mënyrë provokuese. Kush më afrohet i them jam vajzë pune”, tregon Besa.

“Unë dilja kur më telefononin klientët”, thotë Ana.

Ana dhe Besa janë pjesë e një grupi prej 22 personash, ku mes tyre 10 janë prostituta, të cilat ofronin shërbime seksi në Tiranë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Drejtësisë, prostitucioni po kthehet në një shqetësim, ndërkohë që për policinë është identifikuar së fundmi edhe prostitucioni i luksit.

“Ashtu siç e tregoi edhe operacioni i fundit i Policisë së Shtetit kryesisht ka një rrjet. Nëpërmjet taksistëve apo edhe ndihmësve të tyre, të cilët ndihmojnë vajzat që të ushtrojnë prostitucionin”, shprehet Elona Gjebrea, zv/Ministre e Brendshme.

/ Top Channel/