Trenjakët nënkuptojnë shumë përkushtim, lodhje, durim, por edhe emocione të mrekullueshme. Për të dokumetuar jetën e tyre së bashku Lucia Staykov, ka fiksuar në fotografi momente të mrekullueshme në familjen e tyre.
Lucia kishte që më parë 2 binjakë dhe një djalë tjetër. Kur zbuluan se prisnin trenjake, fillimisht për ta ishte tronditëse. Më pas ideja për të patur tre fëmijë dhe trenjaket, mbushi me gëzim zemrat e Lucias dhe bashkëshortit të saj. Ata kanë vendosur të dokumentojnë rritjen e fëmijëve të tyre, në fotografi që tregojnë gjithë dashurinë e familjes.





