SHBA, 26 maj 2014 – Elliot Rodger është ankuar shpesh herë në videot e tij në YouTube se jeta e tij nuk ishte e drejtë. Por, vetë media sociale zbuloi se djali i asistent/regjisorit të filmit 'Hunger Games' , Peter Rodger, bënte një jetë të privilegjuar.
Elliot Roger kishte postuar disa video dhe foto pas timonit të makinës së tij BMW 328, një mjet dydyersh luksoz me vlerën prej gati 40,000 $ .
Rodger besohet të ketë vrarë gjashtë vetë në Santa Barbara natën e së premtes, pasi ishte i tërbuar nga inati se ishte ende i virgjër në moshën 22 vjeç.
Në vitin 2012, ai kishte postuar një video në YouTube të fluturimit të tij të klasit të parë nga Londra në Los Anxhelos, me linjën Virgin Atlantik. Ai kishte postuar një selfie për të treguar veten e tij në bordin e Virgin Atlantik.
Në po të njëjtin vit ai kishte postuar disa fotografi nga një 'koncert privat' në Londër me yllin e pop-it Katy Perry. Sipas profilit të tij në Facebook, ai kishte kapur një foto me këngëtaren kur ajo po performonte hitin e saj 'Californian Girls' .
Në një tjetër udhëtim në aeroportin e Heathrow-s, Rodger postoi foto nga vakti i tij luksoz që iu shërbye gjatë fluturimit, duke pozuar i shtrirë e i relaksuar në klasin e parë të pasagjerëve.
Rodger u rrit në Woodland Hills të Los Angeles në një shtëpi që arrinte vlerën prej 1million $ .
Babai i tij Peter Rodger shërbeu si asistent drejtor për filmin 'Hunger Games'. Gjyshi i tij, George Rodger, ishte një legjendë në botën e fotografisë, gjithashtu ishte anëtar themelues i Magnum Photos.
Nëna e tij, Lichin Chin Rodger, ishte një infermiere nga Malajzia. Babai i djalit u divorcua me gruan e parë dhe u martua me Soumaya Akaaboune, një aktore franceze e cila u bë e famshme në telefilmin Real Housewives. Elliot Rodger ka një motër të vogël dhe një gjysmë vëlla nga martesa e dytë e babait të tij.
Elliot Rodger mori goditje psikologjike nga rrjetet sociale për shkak se ai mburrej për jetën e tij luksoze, duke folur për BMW-n e tij të zezë 328, për Mercedes Benz M – Class SUV prej 48,000 $, për syzet e tij Gucci 300 $, Giorgio Armani etj.
Policia thotë se Rodger qëlloi veten në kokë, pasi plagosi për vdekje tre shokët e tij të dhomës, dy motrat Sorority dhe një njeri në një dyqan në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara.
/Shekulli/





