Papa Françesku pak ditë më parë doli nga spitali Gemelli i Romës, aty ku po kurohej për shkak të pneumonisë së dyfishtë që i preku të dyja mushkëritë.

E ndërsa Ati i Shenjtë i duhet të vazhdojë rikuperimin e tij të plotë në shtëpinë e tij, prapaskena të reja kanë lidhur me gjendjen e vërtetë shëndetësore, ku provohet se Papa ishte “shumë afër vdekjes”, pretendim të cilin e pranojnë dhe mjekët e tij që i qëndruan pranë në momentet më të vështira .

Siç shkruan The Guardian, mjekët ishin në dilemën nëse ata duhet “ta linin të ndërronte jetë”, pasi gjendja e Papës nuk premtonte shumë, ose “të vazhdonin” me shpresë mjekimin e tij.

Konfirmimi vjen nga stafi mjekësor që udhëhoqi trajtimin e 88-vjeçarit dhe në fund ata vendosën që të ndiqnin deri në fund procesin e rikuperimit të tij të plotë nga pneumonia.

Gjithnjë sipas vlerësimit të tyre të situatës shëndetësore të Françeskut, momenti më kritik u regjistrua më 28 Shkurt, teksa u përball katër herë me ndalim të frymëmarrjes.

“Ishim të vetëdijshëm që situata mund të shkonte dhe më keq. Ekzistonte vërtetë rreziku që ai mos t’ia dilte. Ishim mes dy zgjedhjeve: Të ndërprisnim trajtimin e ta linim të ikte nga kjo botë, ose të bënim dhe një përpjekje më të sforcuar për ta shpëtuar atë”, shprehet kirurgu Sergio Alfieri i cili mori përsipër riskun për të shpëtuar Papën.

Fatmirësisht, personi që insistoi për të shpëtuar Papa Françeskun nga vdekja ishte infermieri personal i tij, Massimiliano Strappetti, i cili udhëzoi skuadrën e mjekëve për të vazhduar trajtimin.

“Edhe një sforco e fundit, të mos dorëzohemi. Provoni gjithçka”, ishin fjalët e infermierit të cilat i kujton mjeku Alfieri.

Kujtojmë se Papës do t’i nevojiten së paku 2 muaj pushim, sipas mjekëve, për t’u rikthyer në aktivitetet e tij.