Gjermani, 29 korrik 2014 – Gazeta gjermane “Dattelner Morgen Post”, e qytetit të Dattenit në landin e Vestfalisë, përshkruan jetën e vështirë të emigrantwve në kampin me banesa kontejner në periferi të qytetit Dattel.

Artikulli shkruan për tejmbushjen e kampit, për problemet e ndihmës shëndetwsore, për sherret dhe vjedhjet e vogla ndërmjet emigrantwve dhe familjeve tw strehuara aty, për mungesën e shkollimit për fëmijët e kështu me rradhë. Në kamp ka marokenë, indianë, taxhikas, sirianë, ka refugjatë nga Mali dhe Burkina Faso, sigurisht ka dhe shqiptarë.

Në artikull trajtohet fati i familjes shqiptare të Skënder Hoxhajt, së shoqes Fatjonës dhe fëmijëve të tyre Ismetit dhe Sonilës. Siç duket dhe në foto e gjithë familja jeton në një dhomë kontejner, me shtretër hekuri variant marinari dhe krevatin e vogël të bebes. Skënderi shpjegon, që në Shqipëri ka punuar si kasap dhe punonjës supermarketi, ndërsa në Gjermani është i gatshëm të bëjë çdo punë për të mbajtur familjen.

Jetë e vështirë e Ai është i ndërgjegjshëm për jetën e vështirë në kampin e emigrantwve, por thekson se po bën sakrifica për të ardhmen e fëmijëve të vet, që shpreson të shkojnë në shkollë dhe të përshtaten me jetën e re dhe mundësitë, që ofron Gjermania.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/