Gjermani, 14 gusht 2014 – Ka ca kohë që Uli Hoennes, 62 vjecar, zgjohet në një qeli 10 metra katrorë dhe kur hapet dera, e di se që nga ora 9 deri në 15.30 i duhet të merret me veshmbathjet, carcafët. Cdo ditë, Hoennes, ish futbollist kampion bote dhe ish president i një prej klubeve më të fuqishëm të botës si Bayern, mendon momentin në të cilin, pas 3 vjetësh e gjysmë, kur nuk do të jetë i detyruar të bëjë punën e garderobistit të burgut të Landsberg, në Bavari. Kështu ndodh në Gjermani, ku pavarësisht se kush je apo sa miliona euro ke, je i barabartë me gjithë të tjerët..
Sic rrëfeu vetë, Hoeness kreu evazion fiskal në shumën e 27.2 milionë eurove dhe filloi shlyerjen e dënimit në 2 qershor, kur ish presidenti i Bajernit shkeli në burg. Doli në fund të korrikut për një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, por sapo u kthye dhe u konstatua gjendja e mirë shëndetësore, idioma “ligji është i barabartë për të gjithë” u aplikua pa asnjë lëshim. Kështu sic shkruan e përditëshmja Bild, Hoeness ju ngarkua një punë jo dhe aq e rëndë në aspektin fizik, duke marrë në konsideratë moshën.
Në fakt merret më shumë me shpërndarjen e uniformave të burgut për të burgosurit e rinj. Për këtë punë, fiton 1.12 euro në orë, pak a shumë 7 euro në ditë. Nuk duhet një gjeni matematike për të krahasuar këto shifra me ato të evazionit fiskal, apo ato të pasurisë që disponon Hoennes. Gjithsesi për një shtet si Gjermania, Hoeness nuk po bën asgjë heroike, thjesht po kryen dënimin.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





