Sulmi ajror i ushtrisë izraelite dhe bllokada totale e qeverisë ndaj Rripit të Gazës po zhvesh palestinezët edhe nga nevojat elementare.

“Ne jemi duke e rrethuar të plotë Gazën. Pa energji elektrike, pa ushqim, pa ujë, pa gaz, gjithçka është e mbyllur”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant menjëherë pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Lufta e Izraelit me grupin militant ka përmbysur jetën e më shumë se dy milionë njerëzve dhe ka vrarë pothuajse 6,500 civilë, sipas autoriteteve palestineze.

Këtë javë, Tel Avivi lejoi 54 kamionë që transportonin furnizime të OKB-së me ujë, ushqim dhe ilaçe të hynin në Gaza nga Egjipti përmes pikës kufitare Rafah.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha në një samit të paqes në Kajro se ajo që është dorëzuar nuk është e mjaftueshme.

“Populli i Gazës ka nevojë për një angazhim për shumë, shumë më tepër një shpërndarje të vazhdueshme të ndihmave në Gaza në shkallën që nevojitet”, tha Guterres.

Ai bëri thirrje për një armëpushim humanitar për të shpëtuar Gazën nga ajo që ai e përshkroi si një “makth i tmerrshëm”.