Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit të caktuara nga Shkalla e Parë më 23 tetor 2024.

Kështu, Ilir Meta do të vazhdojë të qëndrojë në arrest në burg, ndërsa edhe për Monika Kryemadhin qëndron masa detyrim paraqitje. Ilir Meta kishte kërkuar lirimin nga paraburgimi.

Monika Kryemadhi është pyetur në lidhje me deklarimet e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili e bën përgjegjëse ish-bashkëshorten për shpenzimet.

Kryemadhi tha se me provat që i ka paraqitur gjyqtares sot në seancë, çështja e Metës për deklarimin e pasurive ka rënë.

Kryemadhi: Unë nuk i kam kërkuar takim Ilir Metës, jeta ime bashkëshortore ka mbaruar, nuk ka kthim më pas, dua t’ju sqaroj që në marrëdhënie me fëmijët, janë të rritur janë të zotë të vetes s’kanë pse të bëjnë ndarje, përfshihen si çdokush tjetër, janë procese që do t’i përballojmë. do shihemi shumë shpejt se kemi informacione shumë të bukura, do të bëj disa kallëzime shumë të bukura për të gjithë.