TIRANE – Fotot e mëposhtme janë të Aglind Bejkos, djalit të ambasadorit shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Behar Bejkos. I riu është shpallur në kërkim, pasi dy net më parë ka plagosur me armë zjarri një të ri 23- vjeçar në një lokal pranë rrugës “Vasil Shanto”. Mediat kanë publikuar foto të ndryshme të tij, në të cilat shihet stili luksoz i jetesës.
Djali i ambasadorit shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Behar Bejko, dyshohet se është autori i plagosjes së 23-vjeçarit Martin Nanaj. I riu nga Fieri u plagos me armë zjarri, në rrugën “Vasil Shanto” në Tiranë.
Sipas policisë kryeqytetase 24-vjeçari Arlind Bejko është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Sipas policisë, dy të rinjtë u fyen me fjalë për motive banale në një lokal në zonën e “Vasil Shantos” dhe më pas Bejko ka nxjerrë një pistoletë duke e qëlluar në këmbë të riun nga Fieri. 23-vjeçari Nanaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin ushtarak në Tiranë.





