“Gëzuar 8 Marsin, mami im!”, ishte dedikimi special shoqëruar me foton ku këngëtarja e njohur Eli Fara puthte plot dashuri vajzën e saj të vetme, Marinën.

Kaq u desh që të shpërthenin komentet. Më shumë sesa për format e rrumbullakosura si të kukullave, ata mbeten të mahnitur nga stili i jetës luksoze që Marina bën, nga udhëtimet jashtë vendit e deri te fundjavat në pishinat dimërore, trajtimet estetike të shtrenjta, darkat mondane, veshjet markë apo aksesorët super të shtrenjtë, që nuk mund t’i ketë kushdo.

Shumë prej tyre pyesin me habi se si i siguron gjithë këto para, duke pasur parasysh faktin që ajo punon thjesht juriste në një zyrë. Por e pyetur nga gazeta “Panorama” në intervistat që ajo ka dhënë më parë, Marina është përgjigjur se këtë lloj mirëqenie ia ka siguruar nëna artiste, e cila ka një axhendë mjaft të ngjeshur koncertesh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe ka jetuar për disa vite.

“Njeriu duhet të jetë i aftë të ndajë botën virtuale me atë realen, pra të prekshmen. Nuk besoj se fama ka ndonjë ndikim në punën time si juriste”. Pyetjes nëse ajo e cilëson jetë princeshe jetën e saj, i përgjigjet: “Bëj jetën që mund të përballoj. E mira nuk ka fund, kështu që nuk mund të bëj krahasime me askënd tjetër, sepse çdo njeri jeton ndryshe, me mundësi të ndryshme”.