Një kub i vogël i shkencëtarëve të NASA-s ka prodhuar mjaftueshëm oksigjen në Planetin e Kuq për të mbajtur gjallë një njeri, të paktën për një kohë, duke rritur shpresat për kolonitë e ardhshme.
Në total, instrumenti MOXIE ka prodhuar 122 gram oksigjen që nga zbritja në Mars në vitin 2021, mjaftueshëm për të mbështetur një astronaut për rreth tre orë e 40 minuta.
Ekspertët besojnë se versionet e ardhshme të kësaj mostre dërguar në Mars mund të ruajnë oksigjen për të ndihmuar astronautët e ardhshëm të qëndrojnë gjallë ose të prodhojnë karburant për t’i sjellë në shtëpi.
MOXIE prodhoi për herë të parë oksigjen në prill 2021 dhe tani ka nxjerrë oksigjen nga atmosfera marsiane gjithsej 16 herë. Instrumenti prodhon oksigjen molekular përmes një procesi të zgjuar që ndan një atom oksigjeni nga çdo molekulë e dioksidit të karbonit të nxjerrë nga atmosfera e hollë marsiane.
Ndërsa këto gazra rrjedhin nëpër sistem, ato analizohen për të kontrolluar pastërtinë dhe sasinë e oksigjenit të prodhuar. Në rastin më të efektshëm, MOXIE ishte në gjendje të prodhonte 12 gram oksigjen në orë me 98 përqind pastërti ose më mirë, tha NASA.
Sipas agjencisë hapësinore, kubi i arit është rezultuar më i suksesshëm nga sa prisnin krijuesit e tij në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (MIT).