Këngëtarja e njohur Elvana Gjata prej kohësh po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po punon fort për t’u futur në tregun ndërkombëtar në mënyrën më ideale të mundshme.

Fotot e reja që artistja ka postuar në profilin e saj në “Instagram” janë vërtet të admirueshme, ndërsa duket se paralajmërojnë projektin e saj të madh. Sipas burimeve pranë këngëtares, në këtë projekt ndërkombëtar Elvana po bashkëpunon me fotografen e njohur, Sasha Samsonkva, shkruan “Panorama”.

Gjithçka ishte një mister në momentin kur një nga bashkëpunëtoret e Elvanës në këtë projekt, artistja e grimit, Kathy Jeung, zbuloi të vërtetën.

Në ripostimin që i bëri në “Instagram” një prej fotove të reja të Elvanës, Jeung zbulon sekretin, që është pikërisht lajmi se Elvana po përgatit albumin e saj të parë në anglisht.

E natyrisht që Elvana Gjata është duke jetuar një dimension tjetër të karrierës, atë të arritjes së famës ndërkombëtare. Pasi e pamë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”, Elvanën e shohim gjithnjë e më pranë emrave të njohur të muzikës botërore, që do të thotë se ajo ka nisur bashkëpunimet e duhura.

Artistja festoi 30-vjetorin e lindjes, një ditëlindje siç kushdo nga ne do ta dëshironte, duke nisur nga skitë në mal dhe duke u mbyllur me një darkë në një nga holete superluksoze të Parisit, me pamje nga kulla “Eifel”.

Sipas mediave, këngëtarja u akomodua në të njëjtin hotel si diva e muzikës pop, Beyonce. Bëhej fjalë për hotelin “Shangri-La Hotel”, ku Elvana dhe Beyonce kishin rezervuar suitën në katin më të lartë të saj, vlera e së cilës shkon 19.000 dollarë nata. Thuhet se këngëtarja ka qënë e shoqëruar nga motra dhe disa miq të saj. /Panorama/