34 bebe kanë ardhur në jetë 24 orët e fundit në dy maternitetet e Tiranës. Lajmin e mirë e ka shpërndarë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me mesazhin se jeta triumfon pavarësisht epidemisë që ka prekur gjithë botën.

Gjithashtu në të gjithë vendin, gjatë këtij muaji në përballjen me COVID19, kanë ardhur në jetë 1470 fëmijë.

Statusi i Manastirliut

Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë sistemin shëndetësor për shkak të situatës së epidemisë së shkaktuar nga #COVID19, jeta triumfon 
24 orët e fundit kanë qenë të pazakonta në kryeqytet ku kanë lindur plot 34 bebe në dy maternitetet e Tiranës!

Në të gjithë vendin, gjatë këtij muaji në përballjen me #COVID19, në maternitetet tona nga veriu në jug të vendit kanë ardhur në jetë 1470 fëmijë.