Jo vetëm në shëtitoren “Taulantia”, por edhe në zonën e Shkëmbit të Kavajës ishin të shumtë qytetarët nga Durrësi dhe Tirana që zgjodhën të kalonin disa orë në plazh, ku nuk munguan edhe larjet në det.
Temperaturat e larta të ditës së premte bënë që shumë qytetarë të mos nguronin të nisnin plazhin që në mars.
Profesori i njohur Tasim Besho ka postuar në rrjete sociale foto nga paraditja e sotme në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, ku ndër të tjera thekson se shumë qytetarë sfidojnë virusin me shëtitjet, lojërat, banjot e diellit etj. Në fund të fundit: Jeta vazhdon!
“Plazhi i Shkembit te Kavajes para rreth dy orë!
Durrsaket e Tiransit e sfidojne virusin qe na ka prishur qetesine dhe humorin. Jeta vazhdon. Disa shetisin ne rërën e artë, femijet lozin me top, disa te tjere bejne vrap, vajza e djem te rinj nxihen ne diell e nuk mungojne amatoret e notit qe lahen ne det e demostrojne muskujt dhe lekuren qe ka filluar tu marri ngjyren e bronxit”,– shkruan profesor Besho.





