Tiranë, 12 gusht 2014 – Tashmë e dimë se Bleona Qereti nuk mund të qëndrojë pa postuar diçka në rrjetet sociale, ndërsa sot ajo ka treguar jetën e luksit që bën.
Kjo nuk është risi, pasi kohë më parë ajo tregonte deri në detaj edhe ushqimet që konsumonte në avion.
Këngëtarja simpatike ka treguar luksin e jetës së saj në SHBA dhe është shfaqur duke lëvizur me një motor brenda shtëpisë së saj.
Ajo ka postuar një video të shkurtër, ndërsa duket në formë të shkëlqyer.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





