Izrael, 25 korrik 2014 – Një ushtar izraelit i Brigadës së famshme Golan të këmbësorisë së mekanizuar, përjetoi një mrekulli të dyfishtë në natën e 23-24 korrikut.

Ndërsa reparti i tij ishte angazhuar në luftime me trupat e Hamasit brenda Rripit të Gazës, në qytezën e Bet Laiyeh-it, një plumb kallashnikovi e goditi në gjoks.

Plumbi depërtoi por nuk e përshkoi tej përtej jelekun, antisharapnel multifunksional të ushtarit. Në këtë mënyrë ushtari shpëtoi  nga vdekja ose së paku nga një plagosje e rëndë.

Plumb ishte ngulur në trupin e një granate ofensive të vendosur në një nga xhepat e jelekut multifunksional. Në këtë rast kemi të bëjmë me një tjetër mrekulli, pasi plumbi ishte ngulur në trupin e granatës dhe nuk e kishte shpërthyer granatën.

Kështu, në sajë të një mrekullie të dyfishtë, ushtari izraelit jo vetëm nuk vdiq, por as nuk u plagos. E vetmja shenjë e këtij takimi me vdekjen ishte një hematomë e lehtë.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/