24 gusht 2013 – Ndërsa Jennifer Lopez bënte xhiro nëpër botë me turnetë e saj muzikorë, një përndjekës, ‘Stalker’, fjeti në vilën e saj në Southampton për një javë. 

Ai quhet John Dubis, 49 vjeç dhe jetoi për 6 ditë brenda kopshtit të rezidencës 10 milion dollarëshe të Jennifer Lopez pa u kuptuar nga askush deri në momentin që u arrestua. 
49-vjeçari pohon dhe vërteton se kishte jetuar për 6 ditë në pishinën e shtëpisë së saj. 

Ai mësohet se ishte një fans i zjarrtë i këngëtares dhe aktores, i cili ka pranuar dhe është vërtetuar se ka probleme mendore. Që nga data 3 deri me 9 gusht, John ka arritur të mos kapet as nga rojet e shumta të sigurisë që ka Jennifer, dhe madje as nga sistemet e alarmit të cilat janë të instaluara kudo. 

Gjatë vetëqëndrimit të tij në rezidencë, ky i fundit ka bërë gjeste të çuditshme, të tilla si: Gdhendja e inicialit të tij dhe këngëtares ne drurin e një peme, ose postimi i fotove të ambienteve të vilës, nëpër rrjetet sociale. Në një foto ai shfaqet duke kafshuar një kuti çokollatash në formë zemre në të cilën gjendeshin dedikime të tilla si :”Jenni gjithnjë më ka vërtetuar dashurinë e saj me dhurata të tilla”. 

Në një tjetër foto ai ka postuar një fragment të një libri në të cilën kishte bërë një mbishkrim me fjalët :”Jennifer hajde ta marresh lëtë libër, në këtë mënyrë ne mund të prezantohemi”. Këto foto mësohet se janë postuar në Facebook në të cilin ai nuk njihej me emrin e tij të vërtetë, por me pseudonimin David A Lopez. 

Midis albumeve të shumta u gjend dhe një tjetër fotografi ku shfaqej emri i tij dhe i Jennifer poshtë të cilës kishte pohuar se këtë e kishin shkruar bashkë. Sipas deklaratave të fqinjëve, ata e kishin vënë re që lagjen e tyre kishte nisur ta frekuentonte shpesh një person i çuditshëm, të cilit i ishin frikësuar shpesh kur e shihnin në rrugë. 

Pasi u arrestua, Johnit ju bënë analiza të ndryshme dhe u vërtetua se kishte probleme të theksuara mendore. 

Pritet që Dubis të dalë në gjyq në datën 28 Gusht, por në rast se vërtetohet se është i sëmurë mendërisht, ai i shpëton burgut dhe ia hedh kësaj cështje vetëm me disa muaj në spitalin psikiatrik. 
Por këngëtarja Jennifer, e cila është shokuar nga kjo ngjarje e ndodhur, ka menduar që të ndërrojë shtëpi për tu zhvendosur në një zonë me siguri më të lartë.