Lumturi Mehmeti, së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre është kthyer këto ditë nga kontinenti amerikan për të kaluar pushimet në vendlindjen e saj në Durrës. Ka braktisur oqeanin Atlantik, për t’ju gëzuar Adriatikut. Familjen Mehmeti e gjetëm në plazhin tradicional të durrsakëve pranë Brrylit, aty ku këto ditë të nxehta vere freskohen pranë detit.
“Do të qëndrojmë një muaj, vijmë çdo verë prej 13 vjetësh nga Amerika dhe do të shijojmë gjithçka, prej vakteve ushqimore, ushqimit të freskët, detit, por edhe udhëtimet nga jugu në veri”, thotë durrsakja.
Në Shqipëri përfundoi Fakultetin e Drejtësisë, e më pas një master. Në Filadelfia ja ka arritur që të sigurojë një punë në një zyrë ligjore, fillimisht si asistente ligjore.
K.H.





