Ish/zvkryeministri Arben Ahmetaj është rikthyer për të folur dhe për të hedhur dritë për lumin e akuzave nga mediat kryesisht që kontrollohet nga Edi Rama.
Ahmetaj i përgjigjet lajmeve të publikuar i cili aludon se numri dy i qeverisë Rama jeton në një shtëpi luksi në Zvicër.
Ahmetaj i ka mohuar të gjitha akuzat, madje thotë se jeton në një shtëpi modeste.
Pyetje: Media kryesisht të majta nga Karlo Bolino shkruajnë se jeton në një shtëpi luksi, a është e vërtetë?
“Mediat e Edi Ramës do merrem më vonë unë i referohem situatës time të përditshme, je i lutur ta vizitosh shtëpinë time , unë jetoj në një shtëpi me kushte normale dhe kur më viziton nëna ime e vjetër të kenë mundësi të kenë një hapësirë për të fjetur.
Ky është pseudoluksi që ata kujdesen dhe merren me mua në pafundësi, është urdhër dhe zell”, tha Arben Ahmetaj.