Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se e moshuara jetonte e vetëm në një pallat në lagjen nr 17.

Ka qenë fëmija i saj që ka lajmëruar policinë pasi prej disa ditësh nuk e kishte parë të moshuarën.

Dyshohet që e moshuara të ketë disa ditë që ka ndërruar jetë, ndërsa nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Pritet që trupi ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes.