Paraditen e kësaj të premteje në lagjen nr. 2 në Korçë është gjetur një trup i pajetë rreth 70 vjeç me iniciale S.S.

Policia e Korçës raporton se trupi është gjetur i dekompozuar në oborrin e banesës ku ai jetonte i vetëm.

Në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune. Trupi i pajetë u dërgua në morgun e Spitali Rajonal të Korçës ku pritet edhe ekspertiza mjeko – ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.  

Policia po punon për zbardhjen e rastit.