DURRËS, 16 qershor 2014 – Më 17 qershor 2014, rreth orës 13:00, është parashikuar të mbërrijë në portin e Durrësit, anija e linjës së kontejnerëve MSC Jilhan.
Ajo do të shkarkojë në terminalin e posaçëm 110 copë kontejnerë.
Në orën 11 e 9 mimuta të datës 16 qershor 2014 Jilhan-i ndodhej në ngushticën e Mesinës në koordinatat 5.59194 V 38.189 L (shih hartën) për të dalë në Mesdhe dhe pastaj në Adriatik për në Durrës.
Është e treta herë që vjen brenda 12 ditësh në portin kryesor të Shqipërisë (në datat 5, 12 dhe 17 qershor 2014).
Kjo anije u përfol me rastin e kapjes së 250 kg kokainë, më 4 qershor 2014, nga dogana dhe antikontrabanda malazeze në portin e Tivarit në një kontejner me banane.
U bë zhurmë për faktin kur dogana malazeze deklaroi se kontejneri kishte si pritës malli një firmë në Fier e krijuar në mars 2013,
Ende hetimet nuk kanë bërë publik pse 3 kontejnerë me banane ekuadoriane për Shqipëri janë brokeruar nga agjencia detare-spedicionere malazeze Interlog Doo e Tivarit, filial i kompanisë me të njëjtin emër me seli në Beograd të Serbisë.
Për më tepër që “MSC Jilhan” është në portin e Durrësit anije linje (liner) e MSC Albania (nën-agjenci e MSC Greqi).
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





