Aktori i famshëm me origjinë shqiptare, Jim Belushi edhe pse është lindur e rritur në Çikago nuk e harron asnjëherë origjinën e tij.
Aktori i suksesshëm i Hollywood ka postuar në Instagram disa foto të shkrepura në vitin 2007 kur ndodhej në Shqipëri ndërsa shkruan:
"Duke u rritur në Çikago si i biri i një emigranti shqiptar është interesante të kthehesh prapa dhe të kuptosh se sa shumë më ka formuar. Duke u kthyer pas në vitin 2007, isha shumë me fat që isha i ftuari i veçantë i Kishës Ortodokse Shqiptare. I dua rrënjët e mia".
64-vjeçari postoi edhe disa momente nga aktiviteti në Kishën Katolike.





