Jim Carrey ka folur për betejën e tij të gjatë me depresionin. Në një intervistë të fundit, Jim shpjegoi se ai e gjen veten “ndonjëherë të lumtur”.
Aktori 55-vjeçar thotë se për fat të mirë, ai nuk vuan më me shëndetin mendor. “Në këtë pikë, unë nuk kam depresion”, tha Jim për iNews.
Ai vazhdoi: “E kisha këtë për vite, por tani kur fillon shiu, bie shi, por nuk qëndron. Nuk qëndron aq sa duhet për të më zhytur dhe për të më mbytur”.





