Jennifer Lopez shkon mirë me nënë e saj, ndaj rrëfimi  fundit i artistes se e ëma Guadalupe “Lupe” Rodriguez e ka rrahur gjatë gjithë fëmijërisë së vet, shkaktoi bujë të madhe. Ylli i popit, 52 vjeç, e bëri këtë pohim në dokumentarin e saj të ri të Netflix, “Halftime”.

“Ajo bëri atë që duhej të bënte për të mbijetuar, dhe kjo e bëri më të fortë, por edhe shumë të ashpër gjithashtu. Ajo më ka rrahur pafund”.-tha Jlo.

76 vjecarja shfaqet dhe ajo në dokumentar ku e pohon se ka qenë e vrazhdë me vajzat e saj, Jennifer, Leslie e Lynda. Rodriguez që emigroi nga Porto Riko, rriti tre vajzat e saj në Bronx së bashku me bashkëshortin e saj David, nga i cili u divorcua pasi të bijat u rritën.

“Gjithmonë kam pasur pritshmëritë më të larta prej tyre. Ishte vetëm për t’ju treguar se mund të bëni më mirë. Jennifer, ajo ka qenë më e vështira të them të drejtën. Kemi debatuar shumë.”-tha Lupe.

J.Lo u largua nga shtëpia në moshën 18-vjeçare pas përplasjeve të vazhdueshme me të ëmën lidhur me të ardhmen e saj, për shkak se nuk ishte shumë e përqëndruar tek shkolla, por kishte pasion kërcimin. E ëma ndërkohë insistonte tek shkollimi.

Mamaja më tha, nëse do të jetosh në këtë shtëpi, do të arsimohesh. Ne u grindëm keq një natë dhe unë u largova.”-tregoi Lopez.