Jemi mësuar që çdo foto e saj në rrjetet sociale të jetë në qendër të vëmendjes së medieve, duke theksuar edhe një herë bukurinë dhe format e mrekullueshme të prezantueses.

Por si çdo njeri tjetër edhe ato kanë shqetësimet e tyre dhe jo çdo gjë duket ashtu siç është në të vërtetë. 

Gjatë transmetimit të emisioneve të ndryshme Luana duket në formë të shkëlqyer dhe rrezaton në çdo cep, por një foto e publikuar në SnapChat nxjerr në pah botën ‘prapa kamerave’. 

Si për të treguar se jeta e saj nuk është fushë me lule, Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit e saj, vuajtjen që të shkakton puna me orë të zgjatura.

Ekspozimi i këmbës zbathur, me kallo në pjesën e poshtme dhe plaga e marrë nga këpuca, për disa persona, do të qe imazh i tepruar.