Ditën e sotme, në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, nuk munguan debatet e ashpra mes banorëve, të shoqëruara edhe me ofendime të rënda. Në qendër të përplasjes këtë herë ishin Greta dhe Juela.
Greta, e cila ndodhet në nominim së bashku me Selin dhe Gimbon pasi u dërguan në televotim nga Juela përmes “Kutisë së Pandorës”, u përfshi në një debat të fortë me këtë të fundit. Kujtojmë se në nominim të përhershëm është edhe Rogerti.
Debati nisi teksa Greta ishte ulur pranë Rogertit dhe i kërkoi atij të mos e prekte. Situata u tensionua menjëherë më pas, duke sjellë shkëmbim fjalësh mes vajzave. Përplasja degradoi në ofendime dhe në një moment Greta pështyu në drejtim të Juelës.
Megjithatë, sipas pamjeve të transmetuara, nuk ka pasur përplasje fizike mes tyre, por vetëm debat verbal dhe gjestin e pështyrjes që agravoi situatën.
Pjesë nga debati:
Greta: Po si i fut duart në vithe
Rogerti: Jo, jo
Greta: O manjak
Rogerti: Më vrave
Juela: Vazhdo, bravo, jepi Greta
Greta: Duart jo te vithet e mia, ti duhet t’i fusësh te Juela, ok
Rogerti: Mora ujin moj
Juela: Kush të preku? Ik moj e turpshme
Greta: O zhulse
Selin: O Greta mos, o Juela mos
Rogerti: Ça bëri, a i ra?
Momenti me video:





