Gjashtë ditë pushimi shtesë në vit do të marrin ata punonjës që nuk pinë duhan në një kompani në Japoni.

Kompania Piala me qendër në Tokio ka për qëllim të kompensojë jo-duhanpirësit, pasi ata . janë ankuar se duhanpirësit marrin pauza të shumta gjatë orarit të punës për të pirë duhan, ndërsa vetë ata bëjnë pauza më të shkurtra.

Drejtori për planifikim i korporatës, tha se rreth 2/3 e punonjësve të kompanisë nuk pinë duhan dhe se kjo skemë ka për qëllim t’i kompensojë për shkak të pushimit të duhanit të marrë nga kolegët e tyre.

Pirja e duhanit është mjaft e përhapur në Japoni me pothuajse 20% e popullsisë mbi moshën 20 vjeç është konsumuese e duhanit.