Dy miqtë kanadezë kanë shpikur një mënyrë krejtësisht të re për larjen e dhëmbëve, duke përdorur gjuhën e tyre.

Adel Elseri dhe Said Fayad, të dy 26 vjeç, thonë se shpikja e tyre është higjenike shumë më tepër se një furçë dhëmbësh konvencionale.

Vegla e disponueshme, e quajtur T2T, e cila qëndron sipër gjuhës, rrëshqet mbi dhëmbë, dhe ka një shtresë me pastë dhëmbësh.

"Ju nuk do përdorni më duart tuaja, higjiena është çelësi", tha Elseri.

Dy të rinjtë  tashmë kanë krijuar një faqe në Facebook dhe Twitter për llogari për shpikjen e tyre, ku ata shpresojnë për të marrë një shumë prej  100,000$ dollarë kanadezë për të filluar prodhimin e tyre.

Ata thonë duke u mburrur “Ne jemi gjuha e parë në botë e cila monton produktin e pastrimit të dhëmbëve. ”