Kjo ishte gjendja e infrastrukturës në disa nga rrugët kryesore dytësore të lagjes nr.8 të Durrësit, deri në fund të vitit 2023.

Degradimi i këtyre akseve ishte kthyer në makthin nr.1 të banorëve, shqetësim që ata e ngritën njëzëri për mikrofonin e “DurrësLajm”.

Por, në këto javë të para të vitit 2024, situata është krejtësisht ndryshe.

Rrugët “Prokop Meksi”, “Isuf Ferra” dhe “Usta Rexhepi” janë rehabilituar krejtësisht.

Nga vëzhgimi që bëmë me kamerën tone, të gjitha rrugët dikur problematike, tashmë janë rikonstruktuar përgjatë gjithë gjatësisë së tyre.

Në të njëjtën kohë, prej disa javësh, edhe ndriçimi publik në këto akse është funksional, siç e kemi dëshmuar me kamerën tonë, më 15 dhjetor 2023.

Deri një muaj më parë, komuniteti i kësaj zone ndihej i harruar në mes të Durrësit,  por tashmë ata mund t’i gëzohen infrastrukturës rrugore brenda parametrave normalë dhe ndriçimit publik, shërbime për të cilat paguajnë rregullisht taksat çdo vit.

Gjatë vitit 2024, bashkia Durrës ka planifikuar shumën 50 milionë lekë të reja për ta përdorur për rikonstruksionin e akseve rrugore më problematike.

M.B.