Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë ndryshimesh në Rregulloren e Zhvillimit të Territorit, duke synuar rritjen e kontrollit mbi ndërtimet dhe mbrojtjen e hapësirave publike.
Vendimi parashikon masa të reja për procedurat e dhënies së lejeve të ndërtimit, përdorimin e tokës dhe menaxhimin e projekteve në zonat rurale.
Ndër ndryshimet kryesore është përkufizimi i projekteve TIP, të cilat janë projekte për banim në zonat rurale, të hartuara dhe miratuara nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit.





