Ndërsa pandemia vazhdon, dalin të dhëna analitike se çfarë dëmesh shkakton në organizëm virusi.

Covid 19 ka ndikuar në agravimin e sëmundjeve kardiake, dalin në përfundimin shkencëtarët.

Shumë qytetarë të prekur nga koronavirusi tanimë janë shndërruar në pacientë me hipertension me të cilin nuk kanë vuajtur më parë. Mjeket kardiologë rendisin disa faktorë, përveç ankthit dhe panikut të cilët kanë ndikimin e tyre.

Pas dy vitesh pandemi janë kryer dhe studime të mirëfillta që tregojnë se virusi dëmton qelizat kardiale.

Virusi i Covid 19 ka ndikuar në përshpejtimin në kohë të sëmundjeve kardiake, i cili do të prekej në një periudhë të mëvonshme.